Vajza e Mc Kreshës qenka kopje e tij, dalin fotografi nga ditëlindja e parë e saj

Një vit më parë, reperi MC Kresha u bë baba për herë të parë.

Si fryt i dashurisë me Erzinën, erdhi në jetë vajza Iza.

Në muajt e parë pas lindjes, çifti qëndruan në Kanada, ku ka jetuar prej vitesh Erzina para se të zhvendosej në Kosovë si menaxhere kryesore e një prej brandeve më të njohura ndërkombëtare.

Së fundmi, Kresha, Erzina dhe Iza e vogël janë kthyer në Kosovë, por fundjavën që lamë pas, ata ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar për një festë kuptimplotë – atë të 1-vjetorit të vajzës.

Me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve, burimet e Prive.al mësojnë se ditëlindja vajzës i është festuar në një nga resortet më luksoze të jugut, Prive ka arritur të sigurojë edhe një fotografi ekskluzive familjare, nga ato të paktat ku familja e vogël, duket për mrekulli.

Shumë urime Iza! U bëfsh 100 vjeçe.