Vajza e Remzie Osmanit dhuron mobiliet e shtëpisë për një familje në nevojë

Artistët shpesh herë tregojnë anën humanitare e sidomos gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Këtë herë është këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani që ka bërë një gjest të tillë humanitarë.

Vajza e saj Riola ka publikuar disa fotografie të mobileve të shtëpisë në një grup të vullnetarëve që është krijuar për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kohës së pandemisë.

“Përshëndetje grupi, i japim falas këto mobile në foto, ju lutem nëse njihni ndonjë familje në nevojë na kontaktoni”, ka shkruar Riola në mbishkrimin e fotografive.