Vajza e Xhemail Mustafës reagon për rastin e privimit nga jeta të babait

Vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa, ka reaguar lidhur me rastin e privimit nga jeta te babait të saj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook.

Ajo ka ka pyetur me shpoti “E tash qysh e pat emrin Liria?”.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kandidati për deputet i LDK’së, Fetah Rudi.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se po konfirmohet ajo çfarë ka thënë 20 vjetët e fundit.

Sipas tij, organizatori, autorët, gjithashtu edhe a.rmët e përdorura në të trija rastet janë të njëjtë.

Tutje, Rudi tha se është mëkat se si drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore i di organizatorët, e në të njëjtën kohë nuk ndërmerr asnjë hap për zbardhjen e tyre.

;