Rita Ora dhe Dua Lipa janë në mesin e këngëtarëve më të njohura në botë, por ndonëse kanë prejardhje nga i njëjti shtet, ato s’flasin mes vete.
Arsye për këtë besohet të jetë motra e Ritës, Elena, ku sipas raportimeve të mediave, në fillet e karrierës, Dua, i kishte kërkuar ndihmë motrës së Ritës, por se ajo nuk i kishte ndihmuar.
Në një moment kur Dua ishte pyetur në një intervistë për raportin me Rita Ora, ajo kishe buzëqeshur dhe kishte thënë në mënyrë shumë diplomatike: “Prindërit tonë njihen, dhe unë pak a shumë njoh motrën e saj”.
Por, pavarësisht raportit mes vajzave, prindërit e tyre duket se gëzojnë raporte të mira mes vete.
Dukagjin Lipa dhe Besnik Sahatçiu e kane njëri-tjetrin në rrjete sociale e s’janë të rralla as komentet mes tyre.
E pavarësisht raportit të së bijës me Duan, babai i Ritës e mban vajzën e mikut të tij në Instagram.
Por, Dua nuk ia ka kthyer “follow’in” atij.
Ndërkohë, Dukagjini se mban fare Ritën në këtë rrjet social./Express/