Web Analytics
BallinaSHOWBIZVajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e bebit të Agnesa Hadergjonaj dhe partnerit...

Vajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e bebit të Agnesa Hadergjonaj dhe partnerit të saj

Agnesa Hadërgjonaj, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj është komentuar për jetën e saj private edhe pse e ka mbajtur atë larg medias.

Agnesa do të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj Valdrin Seçi dhe burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se çifti janë në pritje të një djali.

Elektra (vajza e madhe e Agnesës) do të bekohet me një vëlla së shpejti dhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do të gëzoj statusin si gjyshe për herë të dytë.

Këngëtarja e konfirmoi lajmin se do të bëhet sërish gjyshe në programin “ZemërLuana”.

Pas ndarjes me bashkëshortin e saj Andi Prenga me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Elektra, gjatë karantinës Agnesa na prezantoi të dashurin e saj të ri Valdrin Seçi.

Nisur nga postimet, dhe dedikimet tejet të ndjera dukej që Agnesa po kalonte një histori shumë të bukur dashurie.

Shpesh ndjekësit janë skeptik për jetën luksoze të Agnesa Hadërgjonaj por ju bëjmë me dije se Valdrin Seçi është një djalë nga Tropoja i cili prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku atje administron një kompani ndërtimi.

Po aq mister mbetet nëse çifti do të bëjë një dasëm dhe nëse do të celebrohen për të gëzuar statusin burrë dhe grua.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit