Vazhdon përplasja VV-LDK: Dushi i LDK-së e quan injorant Haki Abazin

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Haki Abazi, ku ndër të tjera tha se Agim Veliu doli kundër Kurtit.

Dushi ka shkruar se Abazi është një injorant që nuk ka ide se si funksionon qeveria, raporton Gazeta Blic.

“Më tutje, vazhdon injoranti, dalja kundër qëndrimit të Kryeministrit, është shkelje e Kushtetutës, po thotë?!“, ka shkruar Dushi.

Reagimi i plotë:

Çfarë injoranti, nuk e ka të njohur faktin se Qeveria është organ kolegjial dhe se Kryeministri nuk është Qeveria, aq më tepër kur Qeveria është produkt i partneritetit të dy subjekteve politike pothuajse të barabarta!Më tutje, vazhdon injoranti, dalja kundër qëndrimit të Kryeministrit, është shkelje e Kushtetutës, po thotë?!

Krejt në fund, në të gjitha konferencat për shtyp lavdërohet pa masë policia e Kosovës, ndërkohë ky i mjeri provon me e kontestu performancën e Ministrit të MPB-së?!