Vazhdon seriali i “Top-Channel” këtë herë përgjigjet Donaldi

Në fakt tani që po e mendojmë të katërt personazhet janë pjesë e “Top-Channel”.

Por sot është kujtuar Donaldi t’i kthejë një përgjigje Floriz, po nga makina Donaldi ka vendosur të reagojë tre ditë më vonë duke postuar në Instastory një foto e duke shkruar: “Ëëëëë e mirë mos e vr.it trurin”.

Por le ta nisim edhe njëherë historinë nga e para, Ori Nebijaj në “Më lër të flas”, foli rreth emisionit “Pushime On Top” që prej 5 vitesh e moderon bashkë me Flori Gjinin.

”Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”, tha Ori dhe Donaldi i tha: ”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”.

 

Kjo fjali e Donaldit duket se nuk i ka pëlqeu aspak Florit i cili e thumboi duke postuar në Instastory një video duke bërë të njëjtin gjest si të Bora Zemanit me varësen e famshme kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother VIP”.

Kaq se u çmendëm!