Zhurma në rrjet vazhdon të rritet, ndërsa Heidi Baci, një nga personazhet më të përfolura të momentit, është nisur drejt Italisë për disa ditë relaksi pranë familjes.
Njëkohësisht, përflitet se largimi i saj është i lidhur edhe me përgatitjet për sezonin e ri televiziv, duke ngritur pyetje rreth projekteve të reja të saj në ekranin shqiptar.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar disa foto ku Heidi shihet në aeroport, në shoqërinë e dajës së saj, ndërsa përgatiten për udhëtimin drejt Italisë.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të saj, të cilët po spekulojnë për arsyet e këtij udhëtimi dhe planet e saj për të ardhmen.
Ndërkohë, sezoni i ri televiziv është afër dhe Heidi është një emër që përflitet gjerësisht në media.
Sipas burimeve të ndryshme, ajo mund të bëhet pjesë e dy projekteve të mëdha: një mundësi për të zënë vendin e Xhemi Shehut në spektaklin humoristik “Portokalli”, si dhe një tjetër për t’u bashkuar me panelin e emisionit “Goca dhe Gra”. Pavarësisht thashethemeve, ende nuk ka një konfirmim zyrtar, dhe mbetet për t’u parë ku do ta shohim Heidi në ekranin e Top Channel këtë tetor.
Përveç angazhimeve profesionale, vëmendje të madhe ka marrë edhe marrëdhënia e saj me Romeon, i cili është përfolur si partneri i saj prej kohësh. Megjithatë, në muajt e fundit, çifti ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë foto të përbashkët, çka ka shtuar spekulimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë në një fazë të ndjeshme.
Fansat e Heidit dhe Romeos janë të etur për të kuptuar nëse kjo qetësi në rrjet është një shenjë e ndarjes apo thjesht një vendim për të mbajtur jetën private larg syrit të publikut.
Shiko foton: