Vazhdonte ta kosiste barin edhe pse në afërsi kishte tornado

Cecilia Wessels e ka fotografuar tornadon që lëvizte pranë shtëpisë së saj në Alberta të Kanadasë, ndërsa burri saj vazhdonte të kosiste barin.

Fotografia e postuar në rrjetin social, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, për shkak se ai vazhdonte të punonte, pa u frikësuar prej erës së fuqishme.

“Ishte një tornado gjigante, por të gjithë komentonin se si bashkëshorti im nuk hynte brenda”, ka shkruar Wessels lidhur me rastin.

“Askush nuk e ndalon një kanadez në rregullimin e kopshtit, madje as ndryshimi i motit”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime.

Por, duket se ai nuk është i vetmi, pasi edhe një burrë ka qëndruar indiferent ndaj një tornadoje që po i afrohej.

Shiko Fotot: