Vdes 32-vjeçari nga Peja, dyshohet të ketë qenë me koronavirus

Mbrëmë ka vde.kur një pacient nga Peja i cili dys.hohet të ketë qenë me koronavirus.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrëmë një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vde.kur mbrëmë.

I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

Postimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ak tualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi.

9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vde.kur mbrëmë.

I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.