Vdes 9-vjeçarja nga koronavirusi

Një vajzë 9-vjeçare është vi.ktima me moshë më të re e koronavirusit në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kimora “Kimmie” Lynum vdi.q në 17 korrik, edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ajo është minorenia e pestë që bëhet v.iktimë e Covid-19 në Florida.

Sipas CNN, vajza u dërgua në spital me temperaturë të lartë.

Familjarët thonë se nuk e kanë idenë se ku mund të jetë infektuar, pasi nuk ka shkuar në shkollë apo në kamp dhe verën e kishte kaluar në shtëpi.

Autoritetet shëndetësore thonë se fëmija nuk e ka marrë virusin në ndonjë udhëtim dhe gjithashtu nuk ka qenë në kontakt me ndonjë ras t të konfirmuar.