Ndërron jetë edhe një 70 vjeçar nga koronavirusi

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Kjo gjë u bë e ditur nga QKUK, ku u theksua se pacienti ishte 70 vjeçar.

Raporti i plotë:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.

Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.