E premte, 13 Shtator, 2024
20.7 C
Pristina

Vdes në moshë të re infermieri i QKUK-së, Bujar Vitija

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermieri, Bujar Vitija.

Në njoftim thuhet se ai vdiq papritmas, në moshë të re.

“Ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona”, thuhet në njoftim.

SHSKUK ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e tij./Telegrafi/

Nga Rubrika