Vdes në moshë të re vëllai i gazetarit Xhevdet Pozhari

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti.

Pozhari ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Xhevdet Pozhari ditë më parë kishte realizuar një intervistë pikërisht nga QKUK, ku ndodhëj tashmë i ndjeri në gjendje kome tash e disa muaj.

Postimi i plotë i Pozharit:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.

Zoti e deshti pranë vetes, ëngjëllin tonë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Të pikëlluar, Familja Pozhari.

Shiko videon e Ardonitit, gjate qendrimit ne QKUK: