Vdes një 70-vjeçar nga Klina, ishte në pritje të rezultateve për COVID-19

Një 70-vjeçar nga Komuna e Klinës ka vde.kur sot.

I njëjti ishte testuar dje për COVID-19 dhe ishte në pritje të rezultateve.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Klinë, Hekuran Sejdiu.

Sipas Sejdiut, i moshuari ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një qytetar i Komunës së Klinës ka ndërruar jetë para pak orësh.

Ka qenë i testuar për koronavirus, së shpejti e pranojmë rezultatin.

Vi.ktima është moshë e vjetër, rreth 70-vjeç.

Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, por që edhe mosha e ka bërë të vetën”, ka thënë Sejdiu./Express/