Vdes një person afër Qeverisë së Kosovës, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se afër Qeverisë së Kosovës ka ndërruar jetë një person.

Sipas policisë viktima është rreth 70 vjeç.

“Rreth orës 16:00, është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe epika mjekësore emergjente, e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete./express