Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

Dy paciente kanë vde.kur në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, ndërsa dys.hohet se ishin me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës

Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës.

Nga Spitali është njoftuar se pacientet kanë vde.kur dje dhe nuk kanë qenë të testuara, por kishin simptoma të COVID-19.

Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjeno-terapi.

Nga personeli mjekësor janë të infektuar me COVID-19 gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3155374017874344