Semi Jaupaj e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ka treguar se veç Borës e Donaldit ka bashkuar edhe një çift tjetër.
Semi ka zbuluar se Bes Kallaku e ka pyetur për partneren e tij Xhensilën se çfarë vajze është.
Më tej, ka bërë edhe një batutë duke thënë: “Unë bashkoj çifte, jam bërë kupid”.
Rikujtojmë se kohë më parë Semi është shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka ndihmuar në ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
E mesa duket tani më u bënë dy çifte në showbiz të cilët janë bashkë edhe me ndihmën e Semit.
Ndryshe, Bora dhe Donaldi jane nga ciftet me te komentuara ne show biz me lumturine qe shfaqin prane njeri tjetrit e qe meritore duket te jete edhe Semi.