Web Analytics
BallinaVedat Muriqi prek zemrat e të gjithëve, ia dedikon golin e tij...

Vedat Muriqi prek zemrat e të gjithëve, ia dedikon golin e tij fëmijës që humbi jetën në tërmetin në Turqi

Fenerbahçe shënoi fitore të madhe sonte ndaj Basaksehirit duke e mposhtur 2:0 me golat e Kruses dhe Vedat Muriqit.

Turqia mbrëmë përjetoi një tërmet të fuqishëm mbrëmë, ku deri më tash janë 29 viktima të konfirmuara.

Pas ndeshjes Vedat Muriqi ka bërë një deklaratë që i ka bërë të gjithë me lot në sy.

Sulmuesi kosovar ia dedikoi golin e tij një fëmijë që humbi jetën dje në tërmetin që shkaktoi pasoja të rënda në Turqi.

“Unë ia dedikoj golin tim Miraç’ Can, i cili hmbi jetë në tërmetin e djeshëm në Turqi.

Ai më dërgoi një mesazh që do të vjen për ta parë ndeshjen sot, kurse fqinji i tij më dërgoi një mesazh sot duke me njoftuar që Miraç ka vdekur në tërmetin e djeshëm” deklaroi Muriqi, shkruan Gazeta Blic.

Kujtojmë që Vedat Muriqi shënoi golin e 12 në Superligën e Turqisë ndaj Basaksehir.

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit