Vëlla e motër- Edona e Miloti sjellin një imazh të bukur bashkë

Dikur kishin shumë projekte së bashku.

Ende mbahet mend kënga e tyre ‘Për ty po flasë’.

Flasim për Edonën dhe vëllain e saj Milotin i cili me kalimin e viteve u distancua nga këndimi por jo edhe nga muzika.

Publiku çdo herë është në pritje të ndonjë projekti të tyre, pasi që çdo herë kanë ditë si të godasin në shenjë.

E sot duke lënë pakëz anash muzikën, Edona dhe Miloti kanë dalë për të kaluar çaste së bashku.

Ata kanë sjellë një imazh nga përditshmëria e që po duken në top formë.

Rikujtojmë se kënga e tyre e fundit është ‘Nuk harrohet’./Kosovarja/