Vëllai i Meghan Markle bëhet pjesë e Big Brother VIP

Vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t Big Brother VIP Australia dhe sigurisht bisedat e para kishin kryefjalë dukeshën, sipas Thomas Markle, e motra u largua prej tij e ndikuar nga fama që fitoi si aktore.

“Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mëndja aq shumë, më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Më tej tregoi që është i bindur se Harry është vi.ktima e saj e radhës.

“Ajo ishte e martuar dhe ai që kishte e adhuronte, por u nda sapo përfitoi gjithçka deshi, radhën tani e ka Harry dhe kjo mund të vërtetohet lehtë, nuk e keni vënë re që princi nuk ka më asnjë foto duke qeshur qëkur është larguar nga familja e tij”, u shpreh Thomas.

Vëllai u Markle është i bindur se çifti do ndahet një ditë, kujtojmë se Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër.

Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.

E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit, kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore.

Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey.