Vëllai po i mbytej në pishinë, bëhet hero duke kopjuar filmin e preferuar

Një djalë 10 vjeç e ka shpëtuar vëllanë e tij duke imituar heroin e një filmi të preferuar.

Jacob O’Connor e kishte gjetur vëllanë 2 vjeç, Dylan’in të përmbysur me kokë në pishinën që gjendet në oborrin e shtëpisë.

Ai nuk kërkoi ndihmën e më të rriturve, por iu kujtua një skenë e filmit The Rock, ku në rolin kryesor luan aktori Dwayne Johnson.

Ashtu sikurse në film, ai menjëherë u fut dhe e nxori të vëllanë nga pishina, e shtriu atë dhe filloi ti bënte pompa në gjoks për t’ia kthyer frumëmarrjen.

Kështu djaloshi nga shteti i Michigan’it në SHBA ia shpëtoi jetën të vëllait, i cili më pas u dërgua në spital për tu shëruar plotësisht.

“Tregim i mrekullueshëm …

Ti je një herë në jetën e vërtetë.

Jemi krenar me ty”, ka shkruar Dwayne Johnson, aktori kryesor i filmit në Twitter pasi mësoi lajmin e O’Connor.

Shiko Videon: