Vendet magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën

Narnia

Na vjen keq t’ju prishim ëndrrat e fëmijërisë, por dikush duhet t’jua thotë se vendet që shihnit tek “Kronikat e Narnias”, janë të gjitha një fantazi.

4 fëmijët e evokuar në një fshat pas shpërthimit të Luf.tës së Dytë Botërore, hyjnë zbulojnë një vend brenda shtëpisë sy tyre që i dërgon drejt tokës mistike.

Vizita drejt Narnia-s i çoi fëmijët në botën magjike, ku ishte fare e zakonshme të bisedoje me mbretin luan dhe kafshët e tjera.

Hogwarts

Hogwarts School of Witchcraft & Wizardry, shkolla e famshme e magjisë që vjen në formën e një kështjelle të stilit gotik, nuk ekziston gjëkundi nëpër botë.

Fantazia e J.K. Rowling, autores së Harry Potter, për vite më radhë na ka bërë të gjithëve të jetojmë në një botë tjetër, ku çdo shtëpi ka banorë fantazma dhe kuzhinat menaxhohen nga elfët e vegjël, që kujdesen për të ushqyer studentët.

Neverland

Ju e njihni mirë këtë pamje apo jo? Është toka e famshme ku Piter Pan dhe Tinker Bell jetonin.

Sigurisht që ke dashur ta vizitosh këtë vend, por ç’e do që Neverland-i i përket fëmijës që s’u rrit kurrë.

Ishulli fiktiv përfshin “Shkëmbin e Kafkës”(vendin ku piratët fshihnin thesaret e tyre), Krokodilin Creek dhe malin Neverpeak-malin gjigant që ndodhej në qendër të ishullit. Vendndodhja ekzakte e ishullit imagjinar është ende e paqartë.

Ky ishull është përshkruar gjithnjë si afër “yjeve në rrugën e qumështit”…

Discworld

Discworld është një planet i sheshtë, që ekuilibrohet nga shpina e katër elefantëve, të cilët po qëndrojnë në zhgualline një breshke gjigante që noton në gjithësinë e pafund.

Sfera magjike është e populluar nga karaktere mitike, përfshi këtu, magjistarë, shtriga, ujqër, xhuxhë dhe dragoj.

E sigurt që ky vend ka bërë për vete me mijëra njerëz, por askush s’ka patur mundësi ta vizitojë sepse ekziston vetëm në imagjinatën tonë!

Qyteti i Smeraldë

Ky vend përrallsh ndodhet vetëm në librin e L. Frank Baum, “Magjistari i Oz-it”. Rruga e verdhë të çon drejt qytetit, në qendër të Tokës së Oz-it, të quajtur The Emerald City, shkruan anabel.

Brenda asaj bote, çdo gjë është jeshile dhe e paarritshme.