Vendimi i Shtetit: Mbyllen lokalet, kafiteritë, kompanitë private…

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar vendimin e fundit të Qeverisë, lidhur me korona-virusin.

Nga 16 mars bëhet pezullimi i përkohshëm i gjitha linjave ajrore në Aeroportin e Prishtinës, përpos fluturimeve ushtarake apo emergjencave medicionale.

Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit me ekuipazh por pa udhëtarë.

Mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.

Reduktohen në staf esencial cdo inistitucion publik përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë.

Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.