Një nënë në Virgjinia ka postuar një video në Facebook me anë të së cilës i këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm kur vendosin t’i ushqejnë fëmijët me fruta.

Kiersta Woods tregoi nepërmjet postimit se kishte marrë banane për ta ushqyer djalin e saj dy vjeçar, por pas pak sekondash vogëlushi e kishte hedhur bananen duke bërtitur.

Ajo këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm sepse ishte ndarë e tmerruar nga pamjet e një merimange në tavolinen e saj dhe qeskat që merimanga i kishte formuar në fundin e bananes.

Lloji i merimanges nuk dihet, por Woods është e lumtur që e gjithë kjo situatë e tmerrshme nuk ka përfunduar më keq.

“KJO ISHTE ABSOLUTISHT E TMERRSHME PËR NE, JO PSE UNË FRIKËSOHEM NGA MERIMANGAT, POR SE KJO NGJARJE DO TË MUND TË PËRFUNDONTE SHUMË KEQ, NDOSHTA EDHE ME VDEKJE.” SHPREHET AJO.

Shiko Videon: