Vendoset koha e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Me 45 minuta vonesë ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Në këtë konferencë gjykatësi bëri të ditur se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së do të bëhet në verën e vitit 2021.

Kurse avokatët palëve e vlerësuan si një vendim absurd.

Ndërkohë, të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë paraqitur me videolidhje./Kosovarja