Veprimi skandaloz, protesta para zyrës së Tomë Gashit

“YIHR Kosovo” po mbanë një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij ndaj një lypsari.

Kjo protestë vije pasi Gashi ishte xhiruar duke shqelmuar paratë dhe ab uzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, shkruan Indeksonline

Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se ishte provokuar dhe se lypsarët ne shesh kanë “shefa me mercedesa” duke nënkuptuar se qëndron një grup i organizuar mbrapa tyre.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS tha se dënon fuqishëm sjelljen ab uzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dh unës.

Kush ia pengoi Tomë Gashit rrugën? Lypësit janë në atë gjendje të mjerueshme për shkak që ky vend nuk e ka asnjë inciativë të mirëfilltë për t'ju ofruar kushtet e mjaftueshme për mbijetesë.Ajo që më së paku ju duhet është një milioner si Tom Gashi, pa asnjë arsye tjetër pos për të qenë kreten e i pafytyrë, t'i trajtoj ata si lecka.Kërkoj që institucionet përkatëse të mirren sa më shpejtë me këtë rast dhe Tom Gashi të kërkoj falje publike për këtë sjellje idioteske. 😔

Gepostet von Natyra Kuçi am Freitag, 14. Februar 2020