E diel, 8 Dhjetor, 2024
-1.2 C
Pristina

Vesa Luma bën tatuazh simbolin “Hyjnesha në fron” në dorën e saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është duke e shijuar qëndrimin në vendlindje.

Ajo është kthyer prej muajsh nga Zelanda e Re në Kosovë, me djalin e saj Lianin, ku ka pasur rastin të çmallet me familjarët dhe miqtë e saj.

E teksa po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë, jeta e Vesës nuk po kalon pa zhvillime, pasi këngëtarja së fundmi ka treguar për një nga ndryshimet e reja në trupin e saj.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Luma ka bërë të ditur se i ka shtuar trupit të saj një tatuazh të ri në krah.

Bëhet fjalë për figurën e Hyjneshës së Fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës – të cilën tashmë këngëtarja e ka të vizuar në dorë.

Vesa, e cila është lindur dhe rritur në kryeqytet dhe vjen nga një familje dem baba dem prishtinase, duket se ka vendosur që ta jetësojë në trup, simbolin që identifikon qytetin e saj.

Shiko Fotot:

PROMO

Nga Rubrika