Vesa Luma me plotë emocion: Kjo është lufta e dytë që po përjetoj

Vesa Luma, Big Basta dhe djali i tyre Lian jetojnë prej disa kohësh në Zelandën e Re, e cila nga nesër për shkak të rrezikut nga Covid-19 do të vendoset në karantinë.

Familja e artistëve po shijon ditën e fundit “të lirisë”, siç e përshkruan Vesa ditën e sotme në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

“Duke shijuar diten e fundit te “lirise” ..kush kish me thon..kjo eshte lufta e dyte qe po e perjetoj..kesaj here ndaj nje te panjohure 🤷‍♀️ Nga sot as ne fund te botes nuk vjen njeri #lockdown🛩 ..dej n’kismet 🙈❤️”- shkruan këngëtarja nga Kosova.

Teksa pozon krahas bashkëshortit dhe djalit të vogël, Vesa na tregon kështu se “armiku i panjohir” ka mbërritur dhe në vendin e largët” dhe se epidemia do t’i bëjë ata të izolohen në shtëpinë e tyre në Auckland.