Vesa Luma modifikon veshjen e njohur kombëtare, shkëlqen me dukjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Global Woman”, ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën e saj profesionale dhe personale.

Ndër të tjerash, këngëtarja prishtinase ka realizuar edhe një set fotografik shoqërues për revistën, përpara aparatit të fotografit Norik Uka, fillimisht, ajo pozoi me një modikim interesant të veshjes tradicionale shqiptare të njohur në popull si ‘minton’.

Me këtë, Luma ka dashur të simbolizojë siluetën e shqiponjës, në shenjë patriotizmi si dashuri që ndjen për vendin, ani pse ndodhet larg, e njëjta ka realizuar edhe plot fotografi të tjera tërheqëse për revistën, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“S’kam harruar të qesh jo”, shkroi Vesa në mbishkrimin e disa prej fotografive, ku shihej me buzën në gaz.