Vesa Luma: Nuk është e vërtetë që me rritjen e temperaturave zhduket virusi

Rastet e para me virusin vde.kjeprurës tashmë janë konfirmuar edhe në Kosovë, ndërsa dy persona janë duke u trajtuar në QKUK.

Në mesin e shumë personazheve publike, një reagim së fundmi e ka bërë edhe artistja e mirënjohur Vesa Luma.

Këngëtarja ka theksuar se nuk është e vërtetë që coronavirusi zhduket me rritjen e temperaturave.

Artistja, e cila jeton dhe vepron në Zelandën e Re, ka shkruar se virusi në hemisferën jugore ka marrë hov që nga fillimi i janarit në mbi 30 gradë celcius.

Ndërkohë që përmes postimeve në InstaStory ka këshilluar që të qëndroni sa më shumë në shtëpi.