Veshja ia ‘vizaton’ trupin Kimit

Kim tregon trupin me veshje të ngushta

Kim Kardashian doli në shooping me Scott Disick në Los Angeles të premten, dhe ajo s’kishte si të mos e tërheqtë vëmendjen e paparacëve.

Ylli i realitetit TV, 39 vjeç, veshi një palë pantallona të çuditshme të stilit “cowboy” të cilat paraqitnin detaje metalike dhe ngjiteshin deri tek beli.

Kim lejoi që pantallonat e saj tërheqëse të fokusonin linjat e saj duke e kompletuar pamjen e saj me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë çizme të stilit të gjarprit.

Kim dhe Scott u duk se po filmonin një skenë për sezonin e 18 të “Keeping Up With The Kardashians” që kthehen në ekranet televizive më 26 mars.

Duket se nëna e katër fëmijëve u frymëzua nga motrat e saj më të reja të modës, të cilat morën pjesë në një aheng në LA të enjten mbrëma në veshjen të tillë.

Për veshje, Kim duket se u inspirua nga motrat Kendall dhe Kylie të cilat u panë me dukje të ngjashme një natë më herët.