Vet e emëroi e më pas e shkarkoi, kjo është fshesa e çuditshme e ministrit Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka shkar kuar Sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e emëroi vet me 10 korrik pasi e shkar koi Naim Bardiqin.

Në po.zitën e Sekretarit të MSH-së, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë po.zitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani.

Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë po.zitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.

“Po Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së”, ka dekla ruar Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera pse është shkar kuar Gjocaj.

Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ishte emëruar në po.zitën e Sekretarit nga ish-ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe Gani Shabani ishte aku.zuar në rastin “Stenta”.

Por Mehmetaj ishte larguar nga kjo po.zitë kur në krye të MSH-së erdhi Uran Ismaili nga PDK, i cili në vend të tij emëroi Naim Bardiqin në vitin 2018.