Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveVetëm çudira po ndodhin këtë ‘Big Brother’/ Kiara dhe Olta bëhen bashkë...

Vetëm çudira po ndodhin këtë ‘Big Brother’/ Kiara dhe Olta bëhen bashkë kundër Luizit?

Mëngjesin e sotëm, Kiara e piu kafen me grupin e Oltës. Ajo i tha Teas, Diolës dhe Nitës se sa herë ajo ulet në një tavolinë, ku prezente është Olta, kjo e fundit ngrihet.

Sipas Kiarës, kjo tregon që Olta është ajo që po tërhiqet dhe nuk përballet dhe jo ajo. Fakti që Kiara po qëndronte me Tean, çuditi Amosin, Kristin dhe Oltën. Madje Kristi, e cilësoi afrimitetin e tyre, si çudia e shekullit.

Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi.Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja.

Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë, kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi fare.Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.

Bisedat mes Armaldos, Kristit dhe Oltës u shoqëruan gjithë kohën me ironi ditën e sotme.Sipas Oltës dhe Kristit, Luizi e ka mësuar Maestron që të sulmojë grupin kundërshtar. Armaldo qeshi pas kësaj që tha Olta, ndërkohë që në atë moment u afrua Luizi.

Pasi Armaldo i tha se çfarë opinioni ka Olta dhe Kristi për atë, Luizi u shpreh se vetëm rolin e sulmuesit nuk bën dot Armaldo.Luizi tha se Maestro është mbrojtës, duke nënkuptuar që përfshihet në debate kur bëhet fjalë për të ndihmuar ate.

Rrjetet Sociale

630,561FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit