Vetëm pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, Dafina dhe Dj Geek i japin fund romancës?

“Jam e dashuruar me muzikën…” nuk është një shprehje klishe për shumë këngëtarë dhe muzikantë të njohur që të gjithë energjinë e tyre ia falin pasionit dhe, shpeshherë edhe qëllimit të tyre të jetës.

Duke qenë të dashuruar me çdo varg që shkruajnë e me çdo notë që këndojnë, duket sikur për një pjesë të mirë të artistëve është i vështirë të vendoset ekuilibri universal i dashurisë – mes profesionit dhe jetës private.

Për Dafina Zeqirin, në fakt, duket se të qenit e dashuruar ka qenë ogur, frymëzim, ndjenjë dhe pas tyre “përkthimi” ishte hite muzikore.

Por nuk shkon gjithmonë kështu…

Pas disa hiteve muzikore që këngëtarja e njohur shqiptare hodhi në treg në bashkëpunim me Dj Geek, u mësua që dy artistët kishin nisur një romancë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në fotot respektive që postonin në profilet e tyre, Dafi dhe Dj i njohur nuk ia kursenin njëri-tjetrit fjalët ledhatuese, puthjet dhe zemrat.

Dyshimet kishin nisur, çifti kishte nisur një romancë…

Megjithëse nuk shpëtoi nga lajmet, shpeshherë edhe spekuluese në portale, Dafina, me një foto të ëmbël me Dj Geek, pranoi lidhjen e dashurisë zyrtarisht pak ditë më parë.

Me një dedikim për partnerin dhe bashkëpunëtorin e saj, Dafi konfirmoi lidhjen e re për të gjithë miqtë virtualë…

Fatkeqësisht, me sa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë.

Nga ç’kemi vënë re së fundi, fotoja e çiftit, tashmë është zhdukur nga Instagrami dhe gjithashtu, edhe komentet e ëmbla apo dedikimet që dy artistët i bënin njëri-tjetrit.

Vetëm një javë më parë, një deklaratë dashurie e tashmë, çdo fjalë e ëmbël, koment apo emoji është zhdukur.

Çfarë mbetet të mendojmë: mbaroi me kaq?

As këtë herë nuk munguan spekulimet nëpër portale.

Mes shumë shkrimeve, thuhet edhe se Dafina nuk e ka bërë lidhjen publike më herët nga meraku se mos diçka nuk shkonte mirë, apo sepse ndoshta bashkëpunimi mes tyre është ndërprerë dha tashmë gjithçka ka mbetur pas.

Nuk është e thënë që të ecë gjithmonë mirë raporti lidhje profesionale – lidhje private, por kush e di që edhe Dafinës i ka ndodhur kështu?

Nuk dihet ende asgjë zyrtare për momentin.

Pritet që vetë Dafi të tregojë çfarë po ndodh me jetën e saj private.

Ndërkohë, ne vazhdojmë të presim projektin e saj të radhës në muzikë …/revistaclass/