Vetëm për dy ditë pasuria e Elon Muskut rritet për mbi 13 miliardë dollarë

Elon Musk është bërë njeriu i katërt më i pasur në botë, pas një rritje të madhe të vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të veturave, Tesla, raporton The Guardian.

Pasuria e tij është rritur më tepër se 13.3 miliardë dollarë për vetëm dy ditë.

Pasuria e tij aktualisht është më shumë se 90 miliardë dollarë, duke kaluar personin më të pasur të Francës, manjatin e mallrave luksoze Bernard Arnault, kryetar i Louis Vuitton,

Ende para Muskut renditen themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu, ai i Microsoftit Bill Gates, si dhe pronari i Amazonit, Jeff Bezos, me këtë të fundit që është shkëputur në krye me mbi 195 miliardë, sipas të dhënave nga Bloomberg.