Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i’a dha LDK-së pak më parë, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.

Për ta dorëzuar këtë opinion ligjor, Kushtetueses i është drejtuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja Arbërie Nagavci si dhe Shefi i Grupit Parlametar të kësaj partie Rexhep Selimi dhe një zyrtar ligjor nga kjo parti.

Ata posa kanë hyrë brenda Gjykatës.

Ne do të ju mbajë të informuar për më të rejat e fundit.