Vetëvendosje i reagon presidentit Thaçi, pas akuzave që ua bëri sot

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me konferencën e mbajtur sot të Presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e VV-së thuhet se Thaçi ka thënë sot tre të pavërteta, kur ka folur për vendimet për garantimin e qytetarëve në Qendrën e Studentëve, kthimin e deputetit Behgjet Pacolli dhe vde.kjen e të riut Agon Musliu.

“Të tre këto deklarime që Presidenti tha janë larg të vërtetës ngase as nuk ka pasur vendime selektive mbi baza politike në Qendrën e Studentëve për karantim, as nuk ka pasur sinjale nga organet kompetente për rrezik ndaj deputetit Pacolli dhe nuk ka asnjë dëshmi të bazuar që dikush të marrë guximin të thotë që kemi të bëjmë me ‘shtyrje në vetëvrasje’”, thuhet në njoftim.

“Përpjekja e Presidentit për të manipuluar politikisht vde.kjen tragjike të një të riut tonë, pa i pritur as rezultatet e hetimeve zyrtare, është e patolerueshme në një shoqëri të civilizuar.

I ndjeri dhe familja e tij nuk meritojnë një trajtim të tillë nga askush, lëre më nga një zyrtar i lartë shtetëror që, sipas Kushtetutës, do të duhej të përfaqësonte unitetin e popullit”.

“Presidenti, është duke mbuluar me turp postin që e mban, duke zvetënuar integritetin moral e shtetëror të figurës së Presidentit duke u kthyer në një zëdhënës të insinuatave të fabrikuara nga vet ai dhe rrjeti i ndikimit të tij illegal”.

Reagim për të pavërtetat e Presidentit deklaruar sot në konferencë për mediaPresidenti edhe njëherë sot gjatë…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Freitag, 15. Mai 2020