Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.
Por, zyrtari i Sekretariatit për media të këtij subjekti Erzen Vraniqi ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja.
Konferenca për shtyp është mbajtur tri orë para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar, transmeton Koha.net.
“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit.
Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.
https://www.facebook.com/100009491927869/videos/2549308898728816/