Web Analytics
BallinaVetëvendosje me ofertë të re për LDK-në, i ofron 7 ministri për...

Vetëvendosje me ofertë të re për LDK-në, i ofron 7 ministri për ta ruajtur kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë edhe një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të afërta me këto dy parti politike, kanë bërë me dije se partia e Albin Kurtit i ka ofruar edhe një ministri shtesë LDK-së së Isa Mustafës.

Dhe kjo me qëllimin e vetëm, që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e Kryetarit të Kuvendit.

“Në ofertën e fundit që Vetëvendosje ia ka ofruar LDK-së, parashihet që partia e Isa Mustafës t’i ketë 7 ministri.

Kjo rritje e numrit të ministrive është bërë me qëllim që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të Kuvendit, ku më 26 dhjetor ishte zgjedhur Glauk Konjufca.

Kjo ofertë i është bërë LDK-së gjatë këtyre dy ditëve”, tha ky burim i Gazetës Blic, i afërt me dy partitë.

Sipas këtij burimi të Blic, oferta e re nënkupton edhe shtimin e numrit të ministrive.

Burimi i njëjtë potencon se LDK përveç 7 ministrive, do ta ketë edhe të drejtën që ta propozojë emrin e mandatarit për postin e presidentit, vitin e ardhshëm kur pritet që t’i skadoj mandati presidentit aktual.

Sikurse dihet, në fillim Vetëvendosje dhe LDK ishin pajtuar që qeveria t’i ketë vetëm 12 ministri, mirëpo që Kurti edhe publikisht përmes një video mesazhi kishte kërkuar që ky numër të rritet në 14, duke iu shtuar një ministri LDK-së dhe një minoriteteve.

LDK e kishte refuzuar një ofertë të tillë, duke insistuar që VV t’ia kthejë postin e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që numri i ministrive të mbetet 5 me 5.

Gjatë ditës Gazeta ka provuar të flasë zyrtarisht edhe me LDK edhe me VV për ofertën e fundit të partisë së Kurtit, ku LDK-së i janë ofruar ministri shtesë në këmbëm të kryetarit të Kuvendit, por askush nga partitë në fjalë nuk ka pranuar të jap detaje.

Në anën tjetër, disa media kanë raportuar për nje takim që ka ndodhur mbrëmë ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes, gjegjësisht ndërmjet Isa Mustafes e Albin Kurtit.

Sipas këtyre mediave, takimi ka ndodhur në shtëpinë e liderit të LDK-së në fshatin Prapshticë, ndonëse një takim i tillë nuk është konfirmuar, por as nuk është mohuar nga dy partitë.

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit