Vetëvendosje nis festën, fishekzjarre te selia

Pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve, afër selisë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë kanë filluar festa.

Në videon që e ka siguruar ‘T7’, shihet hedhja e fishekzjarreve në afërsi të selisë së saj.

Në shumicën e sondazheve të zhvilluara, Vetëvendosja është vënë e para për mbi 50 për qind.

Të përfshira në këta exit poll-a nuk kanë përfshirë votat nga diaspora./express