Levizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se duke nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm i cili është edhe organi më i lartë brenda kësaj partie, ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme.
Përmes një postimi në Facebook, VV-ja tregon se nga data 15 mars, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar dhe për të kandiduar.
Po ashtu, në postim bëhet e ditur se në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen.