7.7 C
Kosovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2019
Ballina Vetëvendosjes i kërkon takim liderësh LDK-së, kjo e fundit nuk bën anjë...

Vetëvendosjes i kërkon takim liderësh LDK-së, kjo e fundit nuk bën anjë zë!

LDK nuk ka thënë asnjë fjalë në ftesën që VV i ka bërë në takim liderësh.

Akoma nuk dihet pse po heshtë LDK-ja.

Bisedimet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për të formuar qeverinë, kanë ngecur aty ku kanë përfunduar takimet e grupeve punuese mes këtyre subjekteve.

Për të arritur bashkëpunimin qeveritar me LDK-në, Vetëvendosje kërkon që të takohen liderët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.

Albulena Haxhiu thotë se ftesa nga Vetëvendosje, ekziston dhe se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nuk duhet të jetë pengesë për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Askush nga LDK-ja nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Shumë zyrtarë të kësaj partie nuk janë përgjigjur në thirrjet e televizionit.

Ndërkaq, partia e Albin Kurtit nuk përjashton zgjedhjet e reja, por thotë se janë të angazhuar për ta arritur koalicionin me LDK-në.

Haxhiu thotë se edhe nëse koalicioni Nisma, AKR dhe PD hyn në Kuvend, nuk do të ketë vend për ta në Qeveri.

Derisa po vazhdon rinumërimi i votave nga KQZ-ja, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja janë në pritje të rezultatit, nëse do të jenë pjesë e Kuvendit apo jo.

Të sigurt se e kalojnë pragun zgjedhor, AKR-ja thotë se janë të gatshëm që të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës, ndonëse nuk kanë pranuar ftesë.

Ditë më parë kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka dhënë sinjale se e do Nismën në koalicion qeverisës, por për këtë, ka thënë se i takon partisë së parë, Vetëvendosjes që të vendosë.

608,833FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Granit Xhaka dhe Eros Grezda, në tribuna për ta përkrahur boksierin Florian Marku

Në mesin e shumë të pranishmëve në Ceshire të Anglisë mbrëmë, në përkrahje të boksierit Florian Marku ishte edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka,...
web
analytics