Viberi s’po funksionon, përdoruesit ankohen për mos qasje në këtë rrjet social

Aplikacioni mjaft popullor Viber, tani ka probleme, sidomos tek ata që përdorin pajisje me iOS.

Nuk është e mundur të futni në aplikacion, dhe përdoruesit po kthehen vazhdimisht në ekranin fillestar.

Edhe disa faqe që merren me rrjetet sociale, siç është Down Detector, tregojnë se ky aplikacion ka pasur shumë probleme në orën e fundit.

Madje për këtë ka reaguar edhe vet Viber në Facebook, duke thënë se për shkak të një gabimi teknik, Viber ka disa probleme.

Rrjeti social ka thënë se nuk zgjidhet problemi nëse ju e fshini dhe e instaloni prapë aplikacionin, kështu që duhet të prisni pak sepse po punohet që ky problem të rregullohet.

[Update]The problem on iOS/iPhone seems to have been resolved and most apps, including Viber, are working properly…

Gepostet von Viber am Freitag, 10. Juli 2020