Video e gjelit gjigant në Kosovë habit botën

Një gjel gjigant në Kosovë ka pushtuar sot internetin, pasi një video ka nisur të qarkullojë online.

Sipas “The Sun”, kjo video është realizuar në Kosovë dhe ka zgjuar reagim të madh në gjithë botën, pasi askush s’po mund ta besojë se një gjel është aq i madh.

Video tregon gjelin që lëvizë në një hapësirë të vogël.

Klipi deri tani ka grumbulluar më shumë se 85 milionë shikime.

Ky gjel raportohet se quhet Merakli dhe pronari i tij është Fitim Sejfijaj.

Sipas këtij raportimi, ka gjela që mund të rriten deri në 10 kilogramë./InfoKosova/

Shiko Videon: