Viktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën

Me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia ka kaluar Kinën, me një rritje të 427 viktimave vetëm të mërkurën.

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Kinë është 3.245 ndërkohë rritja e përditshme e së mërkurës në Itali ishte 475.

Borrelli tha se 33.190 njerëz aktualisht janë të infektuar me coronavirus në Itali, 4,480 më shumë se të mërkurën.

Ai tha se 4,440 njerëz janë shëruar nga COVID-19 në Itali, 415 më shumë se të mërkurën.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035.

Ndërsa sipas USA Today, numri global i vdekjeve kaloi shifrën 9.300; ka pasur më shumë se 230,000 raste të konfirmuara.

Vetëm në SHBA, shkruan ky medium, numri i të vdekurve ka arritur në 154 në 22 shtete ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në më shumë se 10,750, nga rreth 1.600 një javë më parë, kur kishte 40 vdekje të raportuara.