Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Korçën, ku një punëtor 36-vjeçar mbeti i vdekur në kantierin e ndërtimit.
Vik, tima Elvis Josifi punonte në një firmë, ku për të pati pasoja fatale, pasi vinçi e zuri poshtë duke i marrë jetën.
Mirëpo, ditën e sotme raportohen disa detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Vik, tima mësohet se ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.
Sipas deklarimeve te personave të shoqëruar në polici, 36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i carë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vde, kjen e menjëhershme.
Ndërkohë, punëtori, shtetasi me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i pla, go, sur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Lidhur me ngjarjen e rende, Policia e Korçës arr, estoi përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit.