E diel, 6 Tetor, 2024
17.3 C
Pristina

Violeta Kajtazi zbulon për herë të parë arsyen pse nuk u martua asnjëherë

Në një intervistë të veçantë për emisionin ‘Dukagjin’, këngëtarja e njohur Violeta Kajtazi ka ndarë me publikun disa aspekte të jetës së saj private dhe profesionale, duke ofruar një pasqyrë të sinqertë dhe të thellë mbi përjetimet e saj.

Violeta, një figurë e shquar në skenën muzikore shqiptare, ka diskutuar me hapur sfidat dhe triumfet gjatë karrierës së saj, duke reflektuar mbi aspektet e ndryshme të jetës që kanë formuar karakterin dhe rrugëtimin e saj.

Një nga çështjet më të diskutueshme në jetën e saj është mospjesëmarrja në jetën e martuar, dhe këngëtarja ka vendosur të zbulojë për herë të parë arsyet që fshihen pas kësaj zgjedhjeje.

Në intervistë, Violeta ka shprehur se vendimi për të mos u martuar nuk ka qenë një sakrificë e bërë për karrierën, as një zgjedhje e vetëdijshme e saj.

Ajo ka përmendur se është një çështje e cila është udhëhequr nga një tjetër forcë. “As nuk ka qenë sakrificë e karrierës as nuk ka qenë zgjedhje e imja të mos martohem. Kështu ka dashur Zoti,” tha Violeta. Ajo ka theksuar se, si shumë vajza të tjera, në rininë e saj ka pasur ëndrra dhe pritshmëri për jetën e saj të ardhshme, përfshirë ide të ndryshme për një të ardhme romantike. Megjithatë, ajo pranon se këto ëndrra nuk janë realizuar ashtu siç kishte shpresuar.

Violeta vazhdon të shprehet e qetë dhe e vendosur për mënyrën si e sheh aktualisht jetën e saj. Ajo thekson se nuk ndjen nevojë për një partner në këtë fazë të jetës së saj dhe është e fokusuar në jetën e saj si single. “Jam singel, nuk du partner se nuk po më duhet gjë,” ka shtuar ajo.

Nga Rubrika