“VIP-at” tanë që u dasuruan në vitin 2019

Edhe viti që e lamë pas ishte vit në të cilin ndodhën ngjarje të ndryshme.

Natyrisht që edhe gjatë 2019-ës shumë emra të njohur të shoubizit ishin kryetemë e medieve rozë.

Lidhjet e VIP-ave tanë janë komentuar shumë gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit 2019, por kishte edhe prej atyre që ndanë rrugët.

Lajmi.net sjell të përmbledhur listën e të famshmëve shqiptarë që gjatë këtij viti bënë publike lidhjet me partnerët.

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

Genta Ismajli tash e një kohë e ka mbajtur larg vëmendjes së medieve jetën private, por së fundi është ‘dorëzuar’.

Mediet zbuluan se këngëtarja ka filluar romancë me biznesmenin turk, Huseyin, i cili jeton mes Zvicrës dhe Turqisë.

Këngëtarja, pasi iu bë publike lidhja, nuk heziton që t’i bëjë dedikime dashurie partnerit si dhe të tregojë dhuratat e shtrenjta që merr nga ai vazhdimisht.

Madje, ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar edhe befasitë romantike që ia ka bërë i dashuri, me të cilin po shijon në maksimum lidhjen.

Genta, tashmë ka marrë edhe një hap të ri në karrierë, ajo së shpejti lanson bashkëpunimim me reperin turk, Eypio.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Edhe Dua Lipa gjatë vitit 2019 krahas komentimit për sukseset në profesion, u komentua edhe për jetën private.

Këngëtarja ka nisur lidhje me Anwar Hadid, i cili është vëllai i modeleve të njohura, Bella dhe Gigi Hadid.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua tash e sa muaj shihet kudo pranë të dashurit të ri, Anwar Hadid dhe të dy duken shumë të lumtur në këtë romancë.

Madje, Anwar e ka shoqëruar Duan edhe gjatë vizitës që i bëri Kosovës në muajin gusht, kur po mbahej festivali “Sunny Hill”.

Rina Balaj dhe Sin Boy

Edhe reperja Rina Balaj, në fund të vitit 2019, pasi është rikthyer në rrjete sociale, e bëri publike lidhjen e dashurisë.

Ajo filimisht u zhduk nga rrjetet sociale, pas largimit nga kompania “On Records” dhe është rikthyer për të nisur një etapë të re në karrierën e saj.

Reperja me anë të një fotografie që e publikoi në llogarinë e saj të re në Instagram, ku u shfaq duke i dhuruar puthje reperit, e konfirmoi lidhjen me të.

Me Sin Boy, Rina Balaj ka edhe bashkëpunime, njërin e kishte realizuar gjatë kohës kur ishte pjesë e “On Records”, dy të tjerë pas daljes nga kjo kompani.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Jonida Maliqi për muaj të tërë gjatë vitit 2019 u përfol për lidhjen e re me Romeo Veshaj.

Por, ajo asnjëherë nuk ka dashur të komentohet shumë lidhja private, andaj të gjitha thashethemet i ka mbyllur duke thënë se është shumë e lumtur me të.

Këngëtarja do që jetën private ta mbajë larg syrit të medieve.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Një tjetër lidhje që u komentua shumë gjatë vitit 2019 ishte edhe ajo e Arbana Osmanit me Eduart Grishaj.

Moderatorja nuk ka preferuar të flasë publikisht për lidhjen me regjisorin, por dyshja po shijojnë në maksimum lidhjen.

Ata nuk hezitojnë të publikojnë fotografi të përbashkëta kado që shkojnë, duke treguar se lidhja e tyre është e shëndoshë.

Genta Fatali dhe Rozafa

Gent Fatali për një kohë të gjatë nuk e ka pranuar lidhjen, ani pse të gjitha faktet e tregonin të kundërtën.

Por, ai më në fund u ‘dorëzua’ dhe publikoi foto me Rozafën, duke konfirmuar lidhjen e dashurisë.

Edhe ky këngëtar ashtu si shumë artistë të tjerë, nuk ka preferuar që jeta private e tij të jetë në fokus, por puna, andaj është shumë i rezervuar në këtë pikë.

Sidoqoftë, urojmë që këto lidhje të tyre të jenë gjithmonë të mbushura plot me dashuri