Web Analytics
BallinaLAJMEVisar Azemi zgjidhet kryetar i degës së LDK në Ferizaj

Visar Azemi zgjidhet kryetar i degës së LDK në Ferizaj

Të hënën e 14 nëntorit, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku Visar Azemi u zgjodh kryetar i degës.

Azemi, i cili së fundi i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës u prit jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj dhe kjo në fund u kurorëzua me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege.

Në fjalimin që e mbajti në mesin e shumë delegatëve, bashkëpunëtorëve, dhe aktivistëve të LDK-së në Ferizaj, ai theksoi se angazhimi i tij për zhvillim në këtë komunë dhe Kosovë është i përhershëm.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pati disa fjalë për Azemin.

Ai konsideron se ardhja e Visari në këtë parti opozitare për ta është vlerë.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë Abdixhiku për Azemin.

Azemi është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike.

Ai ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar.

Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se ai shërbeu dhe si ligjërues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë.“Përgjatë dhjetë viteve të shkuara, Visar Azemi shërbeu si aktivist i shoqërisë civile, me angazhim të gjerë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut energjetik, ekonomisë qarkore dhe tranzicionit energjetik në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkaq, Azemi së fundmi shërbeu edhe si drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation. Përgjatë kësaj kohe, ai ka qenë autor i një numri të madh studimesh e publikimesh mbi energjinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit